
41-vjeçarja shqiptare Elsa Lila, u arrestua në shtëpinë e saj në San Lorenzo. Në përgjime, Lila mësohet të ketë thënë:
“Duhet të miqësohesh me dikë që punon në shtet. Edhe këtu është si në Shqipëri: njerëzit shiten për para. Dhe bëni diçka për të eliminuar përgjimet “.
Ishte ajo që mbante “Kutinë e Babagjyshit”. Një arkë e fshehur ku kishte para dhe libra të bandës së drogës.
Elsa Lila, e nisi si këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999, dy herë pjesëmarrëse në Sanremo (2003 dhe 2007) por përfundoi e arrestuar, si pjesë e një grupi kriminal. Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit, tashmë është në burg.
Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arind Boci, i njohur si Rindi, janë të arratisur. Lila ishte kontabilistja e grupit.
Këngëtarja shqiptare, ishte e besuara e Bocit, të cilit i ofroi shtëpinë e saj në verën e vitit 2019 për t’u fshehur nga policia. Ajo nuk kishte frikë nga policia në rast kontrolli por nga hajdutët, të cilët mund të kishin vjedhur “Kutinë” me paratë. Gjuha që përdorin ishte e koduar, për të mos u kuptuar. Njëri nga bashkëpunëtorët e grupit, pohon se nëse përgjimet do të zbulohen, do të duhet një burg i ri në Romë.
E pikërisht për policinë dhe mundësinë e ryshfetit, këngëtarja i kishte të qarta idetë: “Askush nga shteti nuk vjen të më kontrollojë, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Një herë që mora një gjobë, më thanë të mos e paguaja sepse askush nuk do ta dinte. Sepse këtu si në Shqipëri të duhet një mik/lidhje me shtetin, sepse sido që të jetë qeveria, duhet të gjesh një rrugë, pasi edhe këtu shiten kaq shumë”.
