Analisti i njohur: Ja si e ‘ha’ Edi Rama dhe Erion Veliaj, nëse Elsa Lila rrëfehet për drejtësinë italiane

Jepi Share

Nëse Elsa Lila “këndon” si e penduar e drejtësisë në Itali, arrestohen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi. Pas arrestimit të Elsa Lilës në Itali, SPAK (Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë) dhe BKH (Byroja Kombëtare e Hetimeve) kanë detyrim të hapë një hetim për lidhjet e organizatës kriminale të saj në Shqipëri. Dihen lidhjet politike të Elsa Lilës me Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçin, dhe për këtë arsye ka dyshime të arsyeshme për lidhje të tjera të saj me këta persona. Autoritetet e drejtësisë italiane nuk janë drejtpërdrejt të interesuar për veprimtarinë e Elsa Lilës në drejtim të Shqipërisë. Por nëse SPAK dhe BKH iu kërkojnë autoriteteve të drejtësisë italiane italiane që Elsa Lila të pyetet edhe për veprimtarinë e saj në drejtim të Shqipërisë, hetimet në Itali do të zgjerohen dhe Elsa Lila do të merret në pyetje edhe nga hetuesit shqiptarë.Dhe këtu ka shumë për t’ u zbuluar meqenëse Elsa Lila ishte arkëtarja e organizatës kriminale. Ajo di gjithçka për paratë e pista që kanë shkuar në Shqipëri dhe janë investuar këtu, për kokainën super të pastër që përdoret nga hundët e platinta VIP në Tiranë. Meqënëse kokaina djeg kockën e hundës përdoruesit e saj e veshin hundën me protezë platini. Elsa Lila nuk duhet ta kalojë jetën në burg por të “këndojë” me statusin e të penduarës të drejtësisë dhe kjo do të jetë kënga më interesante e saj. Elsa Lila duhet të flasë edhe për homazh ndaj nënës së saj, të cilën e vranë kur kishte vendosur të fliste dhe të zbulonte një skandal që do ta dëmtonte shumë paraardhësin e Edi Ramës në krye të PS-së kur ai priste të bëhej kryeministër./Kastriot Myftaraj

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Një propozim për zgjidhjen e krizës në PD 

Read Next

“Njeriu që e bëri Armand Dukën President u vra në Mal të Zi”, Artan Hoxha publikon videon dhe plas deklaratën e fortë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular