
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar sot dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. Ai u shpreh se në PD “brava” është e njëjtë, por vetëm sa janë dorëzuar çelësat.
Lorenc Vangjeli: “Është një ikje dhe një ndërrim çelësash. Është e njëjta bravë dhe ndërrohen çelësat. Basha mbeti në Tiranë burri me pantallona të shkurtra dhe nuk mundit të rritet. Ai hoqi çelësin dhe ja kaloi dezhurnit. Është lëvizje të mbajë në duart e pakicës atë të zyrës së kryetarit. Besnikët e fundit e dinë se do i lënë në periferi. Humbën bashkë me Bashën dhe është xhiruar që më 25 prill por po transmetohet sot. Është histori e ndodhur.” tha Vangjeli.
“Është një hile e vockël. Për zgjidhje të hallit të individëve dhe jo të PD. Deklarata dembele dhe përtace është një zhgënjim i thellë. Basha duhet të kishte tronditur Tiranën me ato që ai ka thënë se i di vetëm ai. Ishte një situatë pa shije. Basha nuk mund të jetë arkivol i të vërtetave që ka mësuar. Duhet ti ndaj me publikun ato. Basha duhet të tregonte se pse iku. Duhet të bënte një fjalim që nesër të kishte një shans për tu rikthyer. Janë një film i parë shumë herë të tjerat. Kur largohet mënyra se si mbyll derën shihet shpesh”, u shpreh ai më tej.
