“Keni afat deri të dielën”, Enkelejd Alibeaj menjëherë pas përfundimit të mbledhjes u dërgon mesazh deputetëve

Jepi Share

Një ditë para Këshillit Kombëtar të PD-së, në cilësinë e kreut të grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë.

Përmes sekretarit të grupit parlamentar, Arbi Agalliu, i ka kujtuar deputetëve që kanë afat deri të dielën në darkë që të dërgojnë propozimet e tyre mbi kriteret për zgjedhjen e Kreut të Shtetit.

“Të nderuar kolegë,

Në vijim të mbledhjes së sotme dhe asaj që u dakordësua, secili anëtar i grupit, deri të dielen në darkë, mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces. Me pas kryetari i grupit do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar.

Gjithashtu, në vijim të porosisë për komisionet e posaçme, lutem dërgimin e kërkesave për pjesëmarrje në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore dhe territoriale, me qëllim që më pas të vendosim përbërjen në mbledhjet në vijim.

Ju përshëndes!”, thuhet ne mesazh.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Saimir Korreshi zbulon prapaskenat e mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD: Nuk pati debate, edhe Salianji ishte dakord që…

Read Next

Jep dorëheqjen deputetja e Parlamentit! Bleu brekë 500€ me paratë e popullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular