
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish sot në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton që të çojë drejt Presidencës, bashkëshorten e tij.
“Edi Rama prezantoi për President edhe bashkëshorten e tij.
Këtë e njoftoi nëpërmjet zëdhënësit të tij Baton Stanishiqit .
Një proces të rëndësishëm kushtetues arrin ta kthejë në një proces të një kuzhine familjare”-tha Berisha.
