Sulmi ndaj SPAK? Gazetari i njohur: Rama po i dëmton punën me…

Jepi Share

Kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK janë cilësuar si një “sulm i koduar” nga opozita, ndërkohë që edhe gazetari Aristir Lumnezi retorika e tij është e tepruar dhe po dëmton punën e organit të drejtësisë.

I ftuar në një intervistë televizive ai tha se ko sjellje e kryeministrit vjen si pasojë i sikletit dhe “frikës” se mos “goditen” sërish personazhe nga qeveria “Rama 3”.

“Kemi pritshmëri të lartë ndaj SPAK. Të gjithë prisnim një lloj starti me kuaj të freskët dhe që karroca e drejtësisë të ecte me ritme të tjera, kjo nuk po ndodh. Aty fillojnë problemet, reagimet. Që nga Rama, i cili nga ana e tij nuk është jashtë sikleteve, ai është në mandatin e tretë,  qeveria e tij ka disa çështje që ka për t’u përballur. Është edhe ai në një ngërç, Rama dje tha se do të ketë kryebashkiak që do të kalojnë në SPAK, sepse nuk e kanë merituar besimin e socialistëve. Diçka po gatuhet, jemi në një pikë vlimi. Rama ka informacion dhe parashikon që diçka do të ndodhë. Nëse e ndihmojnë SPAK që të bëjë detyrën e saj dhe të jetë objektive, Rama po e dëmton! Sepse mund të thonë që janë të nxitur politikisht të gjitha akuzat, sepse Rama ka bërë pikërisht këto akuza. Unë pres shumë nga SPAK”, u shpreh ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Vila 760 mijë euroshe që futi në “sherr” demokratët, Tritan Shehu sulmon ashpër Gazment Bardhin: Të dënohet për fshehje krimi

Read Next

“Do pres edhe një javë…”- Spartak Braho paralajmëron fakte pas deklaratës së Ramës për SPAK: Prokurorët të mbrohen nga shteti! Këtë vend e shpëton vetëm…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular