Sali Berisha: Mjaft është mjaft, kam 40 mijë njerëz që më ndjekin pas. Revolucioni nuk ndalet

Jepi Share

Sali Berisha deklaroi nga Durrësi se opozita e vërtetë e Shqipërisë është rikthyer dhe se nëse “Rithemelimi” i PD-së nuk do të ngrihej, atëherë PD do të ishte një kukull e qeverisë Rama, si rasti i marrëdhënies  “Rama –Alibasha”, duke nënkuptuar kreun e grupit parlamentar të PD-së  Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashën.

Berisha tha se pas disfatës së zgjedhjeve të 2021, PD kishte nevojë për ringritje. Mjaft është mjaft, tha Berisha nga Durrësi.

“Ne vijmë këtu në Durrës pas një udhëtimi të vështirë, plot pengesa. E vërteta është pas një udhëtimi unik në historinë e Europës. Në një moment ne ndërmorëm udhëtimin për tu rikthyer te vlerat tona, për të ngritur në këmbë forcën tonë politike, që kalonte nga disfata në disfatë.

Në fillim të kësaj lëvizjeje askush nuk parashikonte se sot ne do ishim një forcë aktive me 40 mijë e më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh. Një ushtri e vërtetë misionarësh.

Jam dëshmitar i trysnive të pandershme që u bënë mbi ju nga institucionet e një shteti që nuk njeh ligje.

Pak muaj më para deklarova dhe e them dhe sot se kjo lëvizje është e pandalshme. Ky revolucion nuk ndalet më. Opozitë e vërtetë e Shqipërisë. 

Nëse nuk ngriheshim do ishim thjesht një kukull, një lolo. Shembullin po e shihni këto ditë në marrëdhëniet “Rama -Alibasha”.

Vendosëm të rikthejmë vlerat tona më të mira. Ne arritëm sepse secili prej jush mori një vendim. Nuk ecet më kështu. Nuk e pranojmë më këtë gjendje. Mjaft është mjaft. Duhet të rikthehemi. Dhe kjo ndodhi dhe sot ja ku jemi,” tha Berisha nga Durrësi.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua në kuadër.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

(VIDEO) “Ti je një turp, një injorant”/Plas keq sherri, Ilir Yzeiri dhe Auron Tare degjenerojnë në fyerje mes njëri-tjetrit

Read Next

EUASIR, infrastruktura e gjelbër si kusht për mjedis të shëndetshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular