Shqiptari mbush Italinë me kokainë/ Dënohet me 15 vjet burg dhe 120 mijë euro gjobë, gjykata i bën gati letrat edhe për…

Jepi Share

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vjet e 4 muaj burg dhe 120 mijë euro gjobë si dhe me dëbim nga Italia pasi u kap me 10 kilogramë kokainë.

Sipas autoriteteve italiane në makinën e tij u gjetën rreth 10 kilogramë kokainë, ndërsa pas kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën edhe 10 kilogramë të tjera lëndë narkotike po të llojit kokainë. Policia italiane bën të ditur se droga arrin vlerën e disa milionë eurove.

Shqiptari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjykata e Rovigos nuk e mori parasysh duke e dënuar me 15 vjet burg. 36-vjeçari shqiptar ishte përfshirë edhe më parë në rastet e trafikut të drogës.

Në vitin 2016, në fakt ai ishte arrestuar në Padova, pasi sipas akuzave, në shtëpinë e tij në Campodarsego, ishin gjetur 75 kilogramë marijuanë, 11 kilogramë heroinë dhe një kilogramë kokainë.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Atentati me një të  vrarë dhe një të plagosur në Laç/ Policia “blindon” Spitalin e Traumës, si u bë shoshë nga plumbat fouristrada e Preçit dhe Brahimit

Read Next

“Të solla nga Parisi me thonj të pista, shitës ikonash të vjedhura”/Berisha nxjerr foton e kryeministrit: Ja pse Fatos Nano i drejtohej në atë mënyrë Edi Ramës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular