“Të solla nga Parisi me thonj të pista, shitës ikonash të vjedhura”/Berisha nxjerr foton e kryeministrit: Ja pse Fatos Nano i drejtohej në atë mënyrë Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të kreut të qeverisë Edi Rama ku shfaqet me thonj të paprerë gjatë një takimi me kryebashkiakët e vendit në ditët e fundit.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha thekson se kjo është arsyeja se përse ish-kryeministri socialist Fatos Nano tregonte se si e solli nga Parisi me thonj të paprerë dhe të pista teksa shiste ikona të vjedhura rrugëve të kryeqytetit francez.

“Ja pse Fatos Nano i tha: Të solla nga Parisi me thonj të pista tek shisje ikona të vjedhura”, shkruan Berisha në Facebook.

Në fillim të viteve 2000, ish-kryeministri socialist Fatos Nano e ka akuzuar Edi Ramën si shitës ikonash të vjedhura rrugëve të Parisit. Sipas Nanos, ai e mori Edi Ramën nga refugjat me thonj të paprerë dhe e solli në Shqipëri duke e bërë ministër të Kulturës dhe kryetar të bashkisë së Tiranës.

“Edi Rama ka një problem moral: E kam marrë me thonj të pa prerë, si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës i ikonave të vjedhura në kohën e Saliut në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”, shpreh Nano në atë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.