Fundjava do të shoqërohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta. E shtuna dhe e diela do të jenë nën dominimin e kthjellimeve, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të shtohen në vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.
Ndërkaq, duke nisur nga e hëna në vend do të rikthehen reshjet e shiut. Por sipas MeteoAlb, gjatë mesditës dhe në orët vijuese parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjell dhe intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17°C.
Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./Agoranews.al/

Shqipëria
Moti – E diel, 7 Shkurt 2021
—————————————————————-
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. POR në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në vendin tonë, KU më të dukshme do të jenë në zonat Veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.
Shqipëria
Moti – E hënë, 8 Shkurt 2021
—————————————————————-
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në territorin Shqipëtar. POR gjatë mesditës dhe në orët vijuese parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjell dhe intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17°C.
Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.