Egli Haxhiraj: Kriza në Itali do sjellë më shumë investitorë në Shqipëri

Sipërmarrjet italiane në vendin tonë janë kryesisht të mesme dhe të vogla ndërsa kohëve të fundit është vënë re një rritje e kërkesës në investime strategjike.

Sipas avokatit Egli Haxhiraj, kriza që ka përfshirë Italinë do të sjellë më shumë investitorë në Shqipëri.

“Mbi 300 investitorë që ndjek zyra jonë janë kryesisht në fushën e turizmit, bare e restorante.  Këtu oraret janë më fleksibël, masat anti-covid janë më të lehta. Kushtet për të krijuar biznes janë më të mira. Me kosto të pakët krijon biznes. Sipërmarrjet janë kryesisht tek 100-200 mije euro, kam vënë re një rritje të kërkesës në investime strategjike.Një në Sarandë, dy në veri, mbi 100 milionë euro.”

I pyetur nëse ka raste kur mund të bëhet fjalë edhe për pastrim parash, avokati thotë se investime të tilla filtrohen.

“Janë shifra të mëdha edhe për bankat tona. Në investime pak më të vogla, ndoshta, 2-3 milionë euro.” 

Megjithatë, Haxhiraj theksoi se legjislacioni që është në fuqi në vend mund të kthehet në pengesë për investitorët e huaj. Kjo pasi, sipas tij, nuk godasin raste specifike.

“Kam vënë re një legjislacion që është i aftë të luftojë pastrimin e parave, por mbeten në letër e kthehen në pengesa për investitorët e huaj. Masat janë shumë të ashpra dhe nuk është se godasin raste të veçanta, janë masa të përhapura që kapin të gjitha bizneset. Sistemi ynë bankar ka vendosur disa barriera që nga 1 në 2 muaj duhet të justifikosh të gjitha të ardhurat..”, u shpreh Haxhiraj për Abc News.

Sipas tij, investitorët italianë e kanë më të lehtë që të blenë sesa të ndërtojnë. Kjo pasi “kanë frikën e burokracive.”

Por sa investitorë italianë kanë ardhur dhe janë kthyer sërish në Itali?

“30 për qind kthehen dhe janë ata që u drejtohen jo profesionistëve. Nuk orientohen te profesionistët e lirë në Shqipëri por shkojnë te shoku, te miku. Ne i pyesim cili është buxheti juaj dhe nëse e keni kryer më parë këtë aktivitet në Shqipëri. Ne po kalojmë ato vitet ’60 të Italisë ku mund të bëje lehtë sipërmarrje.”

I pyetur sesi ndikon jehona e rasteve Davide Pecorelli apo edhe ai i Francesco Becchetti-t, avokati shpjegon se invesitorët e ndjekin shumë mirë politikën dhe mediat shqiptare.

“Ata e ndjekin shumë mirë politikën dhe mediat, çdo lajm negativ që ndjekin është një minus që ata të mos votojnë. Ne kemi politikë që i zgjedhim mirë, sipërmarrjet të mesme e të mëdha, e sipërmarrje me vite eksperiencë.”

Shumica e investitorëve italianë që kanë ardhur në Shqipëri, sipas Haxhirajt kanë fituar shumë.

“Kanë fituar, shumë. Nga niveli i taksimit. Kriza që po ndodh tani aktualisht tani në Itali do na sjellë më shumë sipërmarrës italianë në Shqipëri.” 

Vinkmag ad

Read Previous

Fundjava do jetë me diell, e hëna nis me reshje por…

Read Next

VIDEO-Si në kohën e Enverit/Ramën e presin me këngë e lavde në Tepelenë: O miku i Gramozit, t’u bëftë dita 1 mijë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular