(VIDEO)“500 mijë € ose do t’i fus plumbin babait”/ Dalin pamjet e pengmarrjes në Shkodër

Jepi Share

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e ABC ka publikuar videon e pengmarrjes së zhvilluar në 25 maj të këtij viti në Shkodër. Hoxha tregoi se Mitat Babaj rreth 60-vjeç është marrë peng  nga tre persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e tij, autorët kanë hyrë qetësisht duke i vendosur një kllëf jastëku mbi kokë dhe më pas janë larguar në drejtim të Pukës.

Babaj është mbajtur peng për 4 orë. Autorët i kanë telefonuar të birit duke e kërcënuar se nëse nuk siguron 500,000 euro do t’i vrasin të atin.

Më pas gazetari tregon se i biri ka regjistruar telefonatat dhe i ka vendosur në dispozicion të hetimit, duke shtuar se pavarësisht kohës së kaluar autoritetet nuk kanë bërë asnjë reagim për këtë ngjarje.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ ish-zëvendësministren e Edi Ramës/Mori para për punësimet në administratë

Read Next

Mori para për një vend pune/Berisha për Rovena Vodën: Hajdute xhepi, motër binjake me Tire sanitaren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular