A e qëllove me shpullë Lulzim Bashën? Ja si përgjigjet Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka ka mohuar se ka pasur një përplasje fizike me kryedemokratin Lulzim Basha, ditën e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Noka ka shpjeguar se e gjitha është trillim i mediave që sipas tij janë pranë kryeministrit Edi Rama. Ndërsa sqaroi edhe përplasjen verbale me deputetin tjetër Ervin Salinjani, i cili sipas Nokës mbështeti linjën e vendosur nga kreu i Partisë Demokratike.

E gjitha trillim i mediave të Ramës për të eklipsuar debatin politik. Nuk ka qenë e vërtetë, as debati me Salianjin. Kishin diskutim brenda Kryesisë. Edhe Salianji mbështeste idenë se nuk mbështesim një linjë anti-amerikane. I kam thënë kur kemi qenë pro-amerikan ne, ju nuk e njihnit Amerikën. Sot kryetari ka marrë vendim prej pushtetari, e jo prej shtetari për të ruajtur partinë. Ky është debati që kam bërë me Salianjit. Salianji shpreh respektin për Berishën por ishte me linjën zyrtare të kryetarit,”- tha Flamur Noka.

Vinkmag ad

Read Previous

Kërcënohet sërish Hamdi Skeja?!

Read Next

Braçe: Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha s’e bënë dot drejtësinë e pavarur, PS ka bërë reformën më të madhe në 100 vite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular