Disa makina janë përfshirë në një aksident masiv në aksin e autostradës Milot- Mamurras. Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë teksa në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku 2 prej tyre janë makinat shoqëruese të ish-kryeministrit Berisha në takimet e tij në foltore. Ndërkaq mësohet se vetë makina ku udhëtonte Berisha nuk është përfshirë në aksident dhe ka vijuar udhëtimin drejt Tiranës.

Berisha ishte sot pasdite në foltoren e Kurbinit kur përgjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës së Berishës është përfshirë në aksident. Tre personat që janë lënduar lehtë po marrin mjekim në urgjencën e Laçit. Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.
