Afera me tenderat/ SPAK arreston ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Po ashtu bashkë me të kanë marrë të njëjtë masë sigurie edhe tre punonjës të tjerë të RTSH-së.

Mësohet se tre punonjesit e tjerë akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Dosja është dërguar në SPAK nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Thoma Gëllci u liruar nga detyra nga detyra në maj të viti 2012 më një vendim të marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH, me votimin pro të tetë anëtarëve.

Këshilli Drejtues i RTSH konstatoi aso kohe se çdo veprim i ndërmarrë nga drejtori i RTSH pas përfundimit të mandatit përben shkelje, pasi ishte në tejkalim të kompetencave të tij.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se: Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal. Ky vendim është ekzektuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Vinkmag ad

Read Previous

Qytetarja ‘shtang’ Berishën: Ku ishit kur largoheshin demokratët me kontribute në PD? Berisha: Ja çfarë i thashë Bashës në zyrë

Read Next

A do bëhesh mbret i shqiptarëve? Ja si përgjigjet Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular