“Ajo është mashtruese e madhe, do ia nxjerr sytë me duart e mia”/ Motra e 26-vjeçarit që u vra në Maliq nxjerr ‘blof’ 18-vjeçaren dhe e bën fajtore: Vëllai ishte i urtë, e mori në qafë!

Motra e Martin Çeços ka hedhur poshtë pretendimet e 18-vjeçares se ajo nuk e njihte Martin Çeçon dhe se nuk kishte punuar kurrë në byrektore.

Gjatë një interviste për emisionin “Me zemër të hapur”, pas daljes nga komisariati, ajo u shpreh se vajza, e cila dyshohet se u shkas për vrasjen e 27-vjeçarit, është mashtruese e madhe.

Klarita: Sapo dola nga komisariati, jam me motrën. Ajo gënjen, janë të gjitha gënjeshtra. Është shumë mashtruese e madhe. Nuk është e vërtetë që vajza nuk punonte në byrektore. Ajo mori vëllain në qafë. Nuk e di kush është i dashuri i vajzës, por fajet i ka ajo që vëllai iku. Në polici nuk është fare ajo, vajza në video. Të na ballafaqojë me vajzën, do ia nxjerr sytë me duart e mia. Se di si ka qenë puna e njohjes së tyre. Ata e dinë, por do ndoshta ka qenë ajo që ka shtyrë vëllain të dilte jashtë. Nuk kishin pse e bënin me vëllain një gjë të tillë, ishte shumë i urtë (qan). S’kishte pse ta vriste. Nuk ishte kriminel ai që ta vrisnin. Jam afër komisariatit.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/ Nuk ndalet Sazan Guri: NASA do ngrejë anijet kozmike në Tomorr! Hyrja në Berat do jetë 10 euro

Read Next

Në pikat kufitare greke ka një shënim për mua…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular