Një këmbësor është dërguar në spitalin e Durrës pasi u përplas nga një makinë sot në lagjen nr.14. Policia bën me dije se i lënduari, emri i të cilit ende nuk është zbuluar, u godit nga automjeti që drejtohet nga D.D.
Rreth orës 18:10, në lagjen Nr.14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin D. D., ka përplasur një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.