Dita e sotme është pushtuar aksidentet teksa 10 persona janë plagosur dhe 1 viktimë është shënuar në Korçë, ku shoferi i mjetit që shkaktoi përplasjen është larguar nga vendi i ngjarjes.
6 të plagosur u shënuan në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë, ku një ambulancë e spitalit të Fierit u përplas me një makinë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua rëndë.
Ndërkohë vetëm pak më vonë, në rrugën Transballkanike, një automjet me një drejtues ende të paidentifikuar përplasi një këmbësore, duke i shkaktuar fraktura në trup. Megjithatë ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.
Një përplasje u shënua edhe në aksin Elbasan – Peqin, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë dhe njëri prej drejtuesve është në gjendje më të rëndë në spital. Disa prej përplasjeve dyshohet se kanë ndodhur për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, ndërsa të tjerë për shkak të pakujdesisë së shoferëve.
