Search
Close this search box.

Akuzohet për 515 mijë euro/Reagon Myslim Murrizi: Ja kush ma ka bërë

Ish-deputeti Myslim Murrizi reagoi në lidhje me lajmin e nisjes së hetimeve ndaj tij për “fshehje të ardhurash” dhe “pastrim parash” pasi pretendohet se nuk ka deklaruar 515 mijë euro. Për “Report TV”, ai akuzoi drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj duke thënë se ai ka raportuar dokrra dhe është ish-sigurims. Ai u shpreh se është habitur në lidhje me akuzën e pastrimit të parave duke thënë se politikanët e pozitës dhe opozitës kanë lavatriçet e tyre të pastrimit të parave. Murrizi ftoi Prokurorinë e Tiranës të hetojë çdo të ardhur të tij.

 “Duhet të kisha unë njohuri për këtë hetim ndërkohë që unë kam asnjë informacion.  Unë kam qenë person i ekspozuar politikisht dhe kam deklaruar pasurinë 4 vite rresht. Të gjitha dokrrat që shkruajnë në atë raport ish-sigurimsat si Tonin Voci.  Nuk është e vërtetë që jam dënuar, kam marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Është vendimi nr. 423 i Gjykatës i së Lartë. Ky është maskarallëk i një grupi fundërrinash që kryesojnë Policinë e Shtetit. Unë kam deklaruar çdo qindarkë. Fundërrinat e këtij lloji i kam përdorur shpesh si letra higjienike. Habia më e madhe është akuza për ‘pastrim parash’. Paratë e kujt pastroj unë? Të ministrave të Ramës? Të Lulit? Ata i kanë lavatriçet e tyre”, deklaroi Murrizi.

Vinkmag ad

Read Previous

Akuzohet se ka fshehur 515 mijë euro, ish-deputeti Myslim Murrizi kallëzohet në prokurori!

Read Next

Alibeaj: PD rrezikonte që të kthehej në një parti non grata, ja çfarë do të ndodhë në datë 8 janar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular