Aleksandër Çipa: Cila është një nga çështjet e krizës e shoqërisë së sotme

Jepi Share

Kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa, në një intervistë televizive është shprehur se ka një tendencë në rritje të marrëdhënies agresive mes mediave dhe pushtetarëve.

Ai tha se disa nga çështjet e funksionimit të pushtetit politik janë defektoze në demokracinë e sotme të vendit, ndërsa shtoi se shoqëria jonë nuk është shumë sociale.

Aleksandër Çipa: Po shohim një tendencë në rritje të marrëdhënies agresive mes mediave dhe pushtetarëve. Media është një pasqyrë dhe kur është e keqpërdorur qëllimisht, përsëri ajo nuk e humbet funksionin e pasqyrës. Disa nga çështjet e funksionimit të pushtetit politik janë defektoze në demokracinë e sotme të vendit. Këtu e kam fjalën për dy mekanizmat të saj, llogaridhënia dhe transparenca. Shoqëria jonë nuk është shumë sociale, sepse shteti nuk ka qenë kurrë social tek ne.

Më tej Çipa tha se mënyra se si duhet të përfaqësohesh në politikën shqiptare është një nga çështjet e krizës së shoqërisë së sotme. Ndër të tera ai tha se tranzicioni e ka humbur vlefshmërinë dhe funksionin.

Aleksandër Çipa: Parashikimi i çështjeve në kontekstin e sotëm dhe kryesisht vendimet që merren në mënyrë individuale mbartin një kosto të pallogaritur. Mënyra se si duhet të përfaqësohesh në politikën shqiptare është një nga çështjet e krizës së shoqërisë së sotme. Mesa duket sistemi i të quajturit tranzicion e ka humbur kohën e vet të vlefshmërisë dhe funksionalitetit. Fakti që ne ende kemi si përfaqësues dhe protagonistë dominant të skenës dhe vendimmarrjes politike, një pjesë të mirë të protagonistëve të tranzicionit postkomunist do të thotë që ne jemi jo vetëm një stanjacion por fatkeqësisht i nënshtrohemi një status Quo-je që ka vendosur ky lidership që nuk e lëshon vetveten nga pozicioni që ka.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, çfarë u vendos

Read Next

PS zbulon kandidaturat për Shkodrën dhe Dibrën, Taulant Balla tregon se çfarë ka ndodhur me Lushnjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular