“Alqi Bllako dhe Lefter Koka dalin nga qelia për të drekuar me kriminelë”, reagon zyrtari i policisë së Durrësit dhe tregon se ç’ndodh në burg

Një nga oficerët e policisë në Paraburgimin e Durrësit, Afrim Zeqiri, ka përgënjeshtruar përmes një prononcimi të dhënë për MCN TV, pretendimet e denoncuesit anonim cili ngriti një padi në SPAK ndaj “bluve” duke i akuzuar se kanë lejuar daljen nga qelia të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos.

Kujtojmë që mesazhi i denoncuesit u lexua sot në MCN Live nga gazetarja Anduena Llabani.

Në mesazh, denoncuesi do të përmendte shefin e sigurisë Gëzim Gjoni, oficerët e paraburgimit Engjell Pelivani dhe Afrim Zeqiraj, si dhe Mefat Shehun, që sipas tij kishin lejuar që Koka dhe Bllako të dilnin lirisht në bare e restorante për të drekuar me elementë të krimit.

Megjithatë, ky pretendim hidhet poshtë nga Zeqiri, i cili thotë se bëhet fjalë për persona anonimë, të cilët për qëllime personale kërkojnë të prishin imazhin e burgut.

Denoncuesi deklaronte se të dënuarit kanë dalë pas orës 16:30, një pretendim që sipas Zeqirit nuk qëndron, pasi ai dhe kolegu i tij oficer policie largohen nga puna në orën 15:00 për t’u rikthyer në orën 08:00 të mëngjesit të ditës tjetër.  

Vinkmag ad

Read Previous

Nëna pranon krimin, flasin gjyshërit e 5 vjeçares: E pashë një ditë duke e rrahur dhe mezi ja hoqëm nga duart

Read Next

Spartak Ngjela tregon lëvizjen që duhet të bëjë Amerika në Shqipëri: Pse të gjithë çakejtë e Saliut iu hodhën kundër ambasadores Kim? Sigurisht nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular