
Analisti Arion Sulo ka folur për zhvillimet e fundit në politikë. Ai ka komentuar përballjen verbale mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Sipas tij, Rama po përpiqet të shmanget nga trekëndëshi i Bermudës duke lënë në aleancë vetëm Metën dhe Berishën.
“Unë mendoj se nëse do të kishim këtë situatë, kjo panoramë, ky fakt politik do ishte vërtetuar, do ishte shfaqur më 8 janar, në dhjetor gjatë Kuvendit, do ishte shfaqur shumica. Basha ka bërë një lëvizje prej 2-3 muajsh duke distancuar veten nga Bermuda. Dhe Rama atë ka bërë sot me Metën. Rama është njohës i mirë i komunikimit publik dhe politik dhe marrja e fokusit të opozitës, shton qetësinë, por edhe prozhektorët nuk janë më mbi të dhe Rama e di që në afatgjatë, kjo nuk është mirë. Ka provokuar një debat sot me zotin Meta duke e çuar me Berishën në aleancë, pra ka bërë të njëjtën gjë si Basha. Basha mendon se fiton pikë nga kjo. Teorikisht mund të jetë e vërtetë. Por nga ana tjetër mund të themi që Basha është nxënës i Berishës, ka qenë aleat me Metën por Basha u prish me Metën. Kemi dhe një të dhënë nga e cila ka filluar e gjithë kriza politike shqiptare që Berisha e Meta kanë qenë bashkë në përplasje me SHBA për Reformën në Drejtësi”, tha ai për Top Talk.
