Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë drejt Ukrainës dhe Gjermanisë këtë javë. Shefi i diplomacisë amerikane do të takohet në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba për të siguruar angazhimin e SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Në Gjermani, Blinken do të bisedojë me palën ruse për të çtensionuar situatën për Ukrainën. Gjithashtu, sekretari amerikan do të takohet dhe me homologen e tij gjermane Annalena Baerbock.
Vizita e kryediplomatit amerikan pason bisedimet diplomatike midis Perëndimit dhe Rusisë që u mbajtën në fillim të këtij viti për të zgjidhur krizën politike në Ukrainë. Negociatat mes palëve nuk dhanë rezultat teksa Rusia këmbënguli se nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj për shtetin fqinj, ndërsa SHBA kërkon që Rusia të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Ukrainë.
