Arrestimi nga SPAK/Ja akuza e fortë që rëndon mbi ish-ministrin Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është vënë në pranga. Dosja.al ka mësuar se Koka është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Paraditen e sotme Forcat Operacionale janë paraqitur në qytetin e Durrësit dhe kanë prangosur Kokën, por ende nuk dihet arsyet e kësaj prangosjeje. Koka vendosi që më 1 shtator të këtij viti, i zgjedhur si deputet nga votat e qytetarëve të Durrësit nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të japë dorëheqjen nga mandati vetëm nëntë ditë para betimit. Në një postim në rrjetet sociale, Koka shkruante se i kishte ardhur koha për të mbyllur ciklin, por si fitues.

Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat. Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa në vitin 2009 u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI. Ndryshe nga shumica e deputetëve të opozitës, Lefter Koka nuk pranoi ta djegë mandatin e deputetit në shkurt 2019, ndërsa në nëntor 2020 ai iu bashkua Partisë Socialiste.

Vinkmag ad

Read Previous

Dosja e inceneratorëve, arrestohet ish-deputeti i LSI-së dhe Edi Ramës

Read Next

Lufta për Partinë Demokratike/Lulzim Basha bën lëvizjen e papritur ndaj Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular