Nga Kosova në Shqipëri/Arrestohet 29 vjeçari, përndiqte Luana Vjollcën. Policia e kap duke…

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Efektivët kanë vendosur në pranga 29 vjeçarin nga Gjakova ka përndjekur moderatoren e njohur shqiptare, Luana Vjollca. 29 vjeçari Ajdin Morina  është arrestuar në flagrancë teksa kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës së Luana Vjollcës.

Sipas policisë, i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Ndërsa ajo e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh. Për këtë arsyej moderatorja e kishte marrë seriozisht çështjen pasi kishte angazhuar edhe truprojë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë

Tiranë: 

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.75 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore

Vinkmag ad

Read Previous

“Çështja e detit” mes Shqipërisë dhe Greqisë/Nga marrëveshja e rrëzuar tek pritja për në Hagë

Read Next

Njohja nga Izraeli/ Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular