Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një aksident. Kur Blutë e Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje, i kanë bërë testin e alkolit dhe ai ka rezultuar i dehur.
Mësohet se aktualisht Aleksandër Gjoka ndodhet në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa efektivë të Policisë janë duke e ruajtur në spital pasi akuzohet për veprën penale “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.
Mes 5 shtetasve të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, Policia thotë se është dhe këngëtari. “… dhe Aleksandër Gjoka, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.