Policia italiane ka arrestuar një shqiptare ditën e sotme në Itali.
Sipas medieve italiane, 36-vjeçarja e arrestuar quhet Jona Mullaraj. Ajo u vu në pranga pasi u kap me 450 kilogram lëndë narkotike kanabis. Dyshohet se Mullaraj u tradhtua nga bashkëpunëtori i saj, i cili njoftoi policinë në Milano.

E mbërritur në Itali vite më parë, në profilin e saj në Facebook ka foto të shumta që e shohin të angazhuar në partinë ‘Lega Nord’, si dhe selfie me Matteo Salvinin dhe përfaqësues të tjerë vendas të Ligës Veriore dhe postime kundër vaksinimit të detyruar dhe “Green Pass”.
