Artan Hoxha: Qeveria ka një lajm të mirë për narkotrafikantët

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë, që e ka quajtur Këshillimi Kombëtar, ku përmes një formulari me 12 pyetje do u adresohet qytetarëve.

Një nga pyetjet është edhe nëse qytetarët janë dakord për legalizimin e kanabisit për arsye shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxha ka deklaruar se kjo nismë është hera e dytë që diskutohet nga kryeministri, që nga viti 2013 kur PS erdhi në pushtet.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë për narkotrafikun…

Ndërsa dëgjoj kryeministrin të flasë për legalizimin e kanabisit (sigurisht kanabis mjeksor, jo ky që kultivojnë çunat në Shqipëri) kujtesa më ngacmon.

Mazhoranca që qeveris vendin prej vitit 2013, deri tani ka folur dy herë zyrtarisht për legalizimin e kanabisit.

Çuditërisht në të dyja rastet, ka ndodhur kultivimi më masiv i kanabisit në Shqipëri.

Madje “rastësisht”, po “fare rastësisht”, ka ndodhur që të flitet për legalizim të brandit më të mirë kombëtar, kanabisit Made in Albania, përpara fushatës së mbjelljeve.

Dhe “koeçidenca” më e madhe, është fakti se ky kultivim masiv, ka ndodhur “rastësisht” në vitin përpara zgjedhjeve parlamentare.

Pra, dy vitet më pjellore për kultivimin e kanabisit gjatë dekadës së fundit, kanë qenë në vitet 2016 dhe 2020.

Ndërkohë dy zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, kanë qenë në vitet pasardhese, 2017 dhe 2021!!!!

Nisur nga historiku i deritanishem i narko-politikës dhe narko-kulturës, pas diskutimit të fundit publik të inicuar nga kryeministri për legalizimin e kanabisit, i bie që këtë vit, do të kemi një buum të tretë mbjellje të kanabisit, dhe vitin tjetër një palë zgjedhje të reja lokale shoqëruar ndoshta dhe me zgjedhje të parakohshme parlamentare…

Politikanët në këtë vend gënjejnë. Qeveria në këtë vend gënjen. Media në këtë vend ndoshta gënjen.

Por lulezimi i plantacioneve me kanabis nëpër Shqipëri, gjithmonë thotë të vërtetën.

Nuk ka buum kanabisi pa zgjedhje parlamentare dhe nuk ka mandat qeverisës pa kontrolluar buum-in e kanabisit….

Vinkmag ad

Read Previous

Drejtësi zhvillon mbledhjen e radhës: Ja kush do të jenë dy këshilltarët që do të ‘vendosin’ për kandidatët

Read Next

Mediat greke jehonë reagimit të Ramës për vizitën e Erdogan në përvjetorin e Skënderbeut: Pse u kritikua kryeministri i Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular