Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar se kush mund t’ia ketë treguar kryedemokratit Lulzim Basha mbi ‘Toyota Yaris’ që përmes saj do të hynin në Shqipëri 5 mln euro dhe ku pas operacionit u gjetën vetëm 3.5 mln euro.
Artan Hoxha: Ia kanë thënë me mirëbesim. Njeriu që i ka dhënë informacionin ka qenë i përfshirë vetë në transportin e kësaj shume. Nuk dihet as sot kush është burimi. Në këtë linjë janë futur para edhe në raste të tjera dhe një person që merrej me çmontimin, një e ka vënë në dijeni se në Shqipëri ka ndodhur ky operacion edhe herë të tjera. Nga e ka marrë vesh Basha mua më rezulton në këtë mënyrë. Nuk jap dot emra më tej se përfundon edhe unë si zoti Basha. Njëri nga ta më rezulton se është edhe ish-funksionar i Policisë.