Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me tritol ndaj Aleksandër Sadikaj, i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra.
Një armë zjarri me vete, por familja pretendon se 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj që u vra dje me tritol nuk kishte probleme me njeri.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se arma është e llojit pistoletë dhe dyshohet se viktima e mbante në makinë për vetëmbrojtje, për shkak të ngjarjeve që kishte përjetuar në të kaluarën. Pistoleta që i kanë gjetur, ka qenë në tokë jashtë makinës, e cila i ka rënë Sadikajt, pasi e ka pasur në brez para se t’i copëtoheshin të dy gjymtyrët nga shpërthimi.
Po ashtu, burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimet e para janë për vrasës me pagesë, ata që i kanë vendosur tritol me telekomandë poshtë mjetit në emër të Petrit Osmanit. Paraprakisht mendohet se bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina dhe se prej kohësh ndiqnin lëvizjet e të riut.
Por Sadikaj nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.