Avokati Gylsen Zhllima ka shprehur një qëndrim të qartë dhe të fortë ndaj debatit publik rreth kërkesave të pushtetit gjyqësor për rritje pagash dhe privilegjesh.
Sipas tij, media nuk duhet të amplifikojë këtë përplasje mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv.
Zhllima thekson se është e çuditshme që gjyqësori të kërkojë më shumë privilegje në një kohë kur qytetari i zakonshëm pret me vite për drejtësi dhe përballet me një sistem që shpesh e lë pa përgjigje.
“Media, bëni sikur nuk e dëgjuat! Mos e publikoni sherrin për pagat mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv. Është e çuditshme të kërkosh më shumë privilegje, kur qytetari i zakonshëm pret me vite për drejtësi dhe përballet me një sistem që shpesh e lë pa përgjigje.
Pushteti gjyqësor duhet të japë më parë drejtësi dhe besim, përpara se të kërkojë privilegje.
Dhe protesta nuk lidhet vetëm me rregulloren e gjyqtarit Bani, të cilën shumëkush e sheh si të frymëzuar nga një mentalitet komunist, por edhe me padrejtësitë e vazhdueshme të gjykatave dhe prokurorive, të posaçme e të zakonshme”, shkruan Zhllima në rrjetin e tij social në Facebook.
Avokati shton se protesta e qytetarëve nuk lidhet vetëm me rregulloren e gjyqtarit Bani, të cilën shumë e shohin si të frymëzuar nga një mentalitet komunist, por edhe me padrejtësitë e vazhdueshme të gjykatave dhe prokurorive, si të posaçme ashtu edhe të zakonshme.
“Dhe protesta nuk lidhet vetëm me rregulloren e gjyqtarit Bani, të cilën shumëkush e sheh si të frymëzuar nga një mentalitet komunist, por edhe me padrejtësitë e vazhdueshme të gjykatave dhe prokurorive, të posaçme e të zakonshme.
Prandaj, MEDIA mos e amplifikoni këtë debat! Le të jetë heshtja juaj një mesazh proteste ndaj një sistemi që duhet të japë llogari përpara se të kërkojë më shumë”, thekson Zhllima.