Search
Close this search box.

Baçi: Ndërpritet votimi në Fier, policia nxori jashtë komisionerët

Është shënuar incidenti i parë gjatë votimit për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Konkretisht në Fier, deputeti Luan Baçi tha se është ndërprerë votimi pasi policia ka nxjerrë jashtë komisionerët. Baçi shtoi se kjo gjë është bërë me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Sipas Baçit, çdo gjë ishte në rregull deri në orën 11:00 por më pas mbërriti policia dhe nxori jashtë komisionerët pa dhënë asnjë arsye. Baçi shtoi se kjo gjë ndodh pasi Subashi ka bërë marrëveshje me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Policia Bashkiake ka nxjerrë jashtë komisionerët. Deri në orën 11:00 gjithçka ishte normale. Por erdhën krejt paparitur dhe na nxorën jashtë komisionerët. Nuk e di se si e ka Armando Subashi, ndoshta ka negociuar me Gazment Bardhin. Për momentin është ndërprerë votimi në Cakran, është për të ardhur keq,”– tha Baçi.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/A do të jepni dorëheqjen nëse gjysma e kabinetit përfundon në burg? Ja si përgjigjet Edi Rama

Read Next

VIDEO/‘I qoftë dheu i lehtë’, demokratët e Elbasanit e Korçës thyejnë kartat e anëtarësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular