Sali Berisha e ka fshi përpara Partinë Demokratike, s’ka gjë që e ndalë. Nuk e di a është kjo një gjë e mirë për këtë parti dhe për demokracinë shqiptare në përgjithësi.
Berisha është që 30 vjet në politike, edhe është pak vështirë me besu që mundet me dhanë edhe diçka më tepër për atë vend. Unë jam prej atyre që besoj që Berisha është politikani që i ka dhanë më së shumti Shqipërisë, krahasuar me Metën, Ramën, Mejdanin, Mojsiun, Topin dhe të tjerë me radhë. I ka pri rrëzimit në komunizmit, e ka antarësu në NATO, ia ka heq vizat shqiptarëve dhe të arritura të tjera.
Mirëpo, çka mundet me dhanë tjetër? Sido që të jetë, Lulzim Basha u tregu i paaftë për më qenë opozitar i Edi Ramës. Ka dështu që tetë vjet, e do të dështojë edhe 80 vjet të tjera. Prandaj, rikthimi i Berishës dhe entuziazmi rreth tij edhe mund të justifikohet.
Shqiptarët kanë qenë në kërkim të një lideri që nuk negocion me Ramën, që nuk i nënshtrohet e as frikësohet atij. Këtë gjë e kanë gjetur te Berisha.
Kështu që në demokraci mosha nuk është pengesë shumë e madhe. Mos t’i numëroj me radhë liderët që janë më të vjetër se Berisha. Ndoshta nuk po don me shku prej ksaj bote pa e hjekë edhe Ramën :).
Berisha ishte shpallur i vdekur edhe pas përmbysjes së vitit 1997. Mirëpo e kishte dëshmuar që ai duhet të shpallet i vdekur politikisht veç nëse është i vdekur biologjikisht.
Marrë nga Faceboku i autorit Berat Buzhala