Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me emrin e presidentit të ri. Propozimi i një emri nga jashtë sipas Mustafajt tregon se elita politike në PS ka shteruar.
“Në aspektin formal Rama ia del që ta zgjedhë edhe pa opozitën. Rama i ka 71 deputetë. Ai e ka të sigurtë kuorumin për të zgjedhur presidentin e ri. Deklarata e tij në vazhdën e një sërë veprimesh për ta përjashtuar opozitën në të gjitha etapat e pjesëmarrjes në administrimin politik të vendimit. Është brenda ambicies së tij për ta pushtuar të gjithë territorin. Është duke treguar ambiciet dhe qëllimet që ka. Që pasi u bëri thirrje qytetarëve të harrojnë ndasitë partiakë., pastaj vjen kjo deklaratë e tij. Demokracia në Shqipëri është në gjendje agonie dhe opinioni publik duhet të reagojë.
Nëse përmbush kushtet ligjore është plotësisht e mundur përballë një trupe parlamentare në kontrollin e zotit Rama. Ne duhet të shqetësohet pse ai kërkon të sjellë një president nga jashtë. A është kjo tregues i faktit që elita politike e PD është e shteruar. Elita s’ka më burime njerëzore për të ofruar. Rama i drejtohet një personaliteti enigmë, një njeriu që mund ta ketë plotësisht nën kontroll.
Praktikat e mëparshme të Ramës na çojnë në bindjen që me siguri ka një emër ndërmend. Nëse marrim parasysh eksperimentet që bëri duke sjellë ministra 2 personalitete nga Kosova të cilët i kishte nën kontroll të plotë, në kontroll skllavërues sa u përket fushave që mbanin. Hyri dhe doli ministri i jashtëm nga Kosova dhe nuk la asnjë gjurmë. Mungesa e një ministri të jashtëm bëri të mundur që Rama ta bëjë politikën e jashtme si një amator që është. Lajmi që na ka dhënë sot Rama është lajm i keq në lidhje me presidentin. Rama thotë më mirë të kem një zar aty, do ta marrë nën kontroll presidencën”, tha ai për Abc News.