Biznesmeni shqiptar nga Zvicra mesazh shqiptareve në Luginën e Presheves: Nesër, më 28 Nëntor vëne lirisht flamurin kuqezi është festë e jona kombëtare, nëse denoheni, unë i paguaj të gjitha gjobat!..

Bujanoc, 27 nëntor-Shqiptarët e Medvegjës, Bujanoc dhe Preshevës ne prag të dites festes gjithkombetare kane filluar të festojnë Ditën e Flamurit (28 Nëntorin) duke vendosur flamurin kueqzi në ndërtesat e administratave komunale dhe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve. K;urse liderët politikë kane ftuar të gjthe qytetaret e Lugines të varin flamujt në shtëpitë e tyre për festën e dites enjte, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Një biznesmen shqiptar në Zvicer (emri i njohur për redaksinë) ka leshuar nje mesazh përmes gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch drejtuar shqiptareve ne Luginën e Presheves, qe nesër me rastin e dites kombëtare ta vejne flamurin kuqezi ne cdo shtëpi, nese ka denime, do t’i paguaj ai.

« Neser shqiptaret ne ballkan dhe ne diaspore do ta gestojne diten e flamurit kombëtar – 28 Nëntorin. Sikur ne tere vendet e ballkanit edhe Zvicer dhe vendet tjera te cilvilizuar evropiane, pra edhe ne Luginen e Presheves, shqiptaret do e  shënojne ketë dite dhe kane te drejte ta festojne dhe besoj se cdo pengese e autoriteteve serbe per ta penguar kete dite qofte edhe me gjoba, pse shqiptaret do vejne flamurin e tyre kombëtar, nuk do te ishte mire per vet shtetin serb. Nese shqiptaret ne Zvicer dhe vendet tjera te civilzuara evropiane festojne diten e neserme 28 Nentorin dhe perdorin flamurin kuqezi, nuk di pse do t’i pengonte apo me cfare te drejte Serbia do te ndalonte kete feste apo do te gjobiste qytetaret e Lugines se Presheves pse paska vene flamurin ne shtëpine tyre, ne vetuar apo lokale tjera aq me teper kur ajo eshte prone private.. » ka thënë biznesmeni i njohur shqiptar ne Zvicer për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch i cili deshti te mbetet anonim.

Sipas tij « Serbia duhet te marr mesim nga Kosova se si rrespktohen minoritet, ku flamuri i serb sot valavite kudo, ne cdo qytet apo fshat ne festa apo jash festave. Ne e dime se disa here Beogradi ka ndeshkruar qytetaret  e Lugines se Preshves për perdorimine flamurit shqiptare, por kjo gje nuk duhet te persitet më.  Për fund une kam nje mesazh, porosi per qytetaret Lugines se Presheves, pamavresisht nga kercnimet apo nedmimet, nesër me rastin e Dites se flamurit kobmetar, vene lirisht flamurin kuqezi eshte feste dhe dita e juaj dhe e jona, nëse keni denim, unë i paguaj te gjitha!… »

28 Nentor do te deshmojnë se kush eshte me i forte a qytetaret apo ligjet diskrminuese

Pas vendosjes së flamurit, Lutfiu u duartrokit edhe nga anëtarët e tjerë të KKSH-së.“Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim! 28 Nëntor 2023, Bujanoc”, ka shkruar Lutfiu në mbishkrimin e videos.

Ndyrshe deputeti i Bujanocit dhe lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) Shaip Kamberi tha në prag të festës së Shqipërisë se Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që me ligj i ndalon pakicat të përdorin simbolet e tyre kombëtare nëse ato janë identike te simbolet e shtetit amë?!

“Kësaj radhe le të japim një përgjigje gjithëpërfshirëse, përgjigjen e të gjithë qytetarëve. Le të vendosim secili prej nesh një flamur kuq e zi në shtëpitë e 28 Nëntorit. Të festojmë festën më të madhe kombëtare dhe të tregojmë se nuk do ta ndryshojmë simbolin kombëtar”, ka bërë të ditur deputeti Kamberi për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Sipas tij, flamuri me fushë të kuqe dhe shqiponjë të zezë dykrenare në mes është edhe simbol i kombit shqiptar edhe simbol shtetëror i Republikës së Shqipërisë dhe Serbia e sanksionon ligjërisht përdorimin dhe vendosjen e këtij simboli.

-Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia nuk e kanë këtë problem. Ato lejojnë përdorimin e lirë dhe zyrtar të simboleve të pakicave kombëtare që jetojnë në territorin e tyre – thotë Kamberi.

Siç thotë ai, liderët e partive politike, institucioneve komunale dhe Këshillit Kombëtar vetëm më 28 nëntor vendosën flamurin kombëtar shqiptar në institucionet që drejtojnë dhe për këtë përballen me kallëzime dhe gjoba. Pra te shofim me 28 Nentor do te deshmojnë se kush eshte me i forte a qytetaret apo ligjet diskrminuese!

Vinkmag ad

Read Previous

Banda e Suel Çelës/ SPAK: Si i përdori zyrtarët dhe gazetarët për të goditur rivalët

Read Next

Armela Murati, pilotja e parë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular