“Blic” në Tiranë, shpartallohet grupi që shpërndante kokainë afër shkollave. Rreth 20 të arrestuar

Policia e Tiranës ka goditur një grup, i cili shpërndante në disa zona të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë.

Bëhet fjalë  për një grup kriminal, por edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. Burime konfirmojnë se kontrollet janë bërë nëpër lokale, kryesisht pranë shkollave, por jo vetëm.

Ky grup, sipas të dhënave paraprake, mendohet se e shpërndante drogën afër shkollave, por edhe në ambiente të tjera. Operacioni është shtrirë në gjithë Tiranën, ndërkohë në vijim pritet që Policia e Tiranës të japë detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.