Ndonjëherë ne mjaftohemi me fjalë, harrohemi në rutine dhe shpesh e gjejmë veten të lënë pas dore nga ana shëndetësore.
Në fakt si popull, nuk karakterizohemi nga një kulture e mirëfilltë e përkujdesjes për shëndetin. Në përgjithësi ne nuk jemi të rregullt në kontrollet vjetore, e kujtohemi të shkojmë tek doktori, atëherë kur vërtet s’ndihemi mirë.
Kur ky moment vjen, pyesim njëri-tjetrin, kë të kontaktoj, tek cili specialist të drejtohem? Besoj jo gjithmonë vizita tek mjeku përkatës i ka përmbushur pritshmeritë tuaja, radha e gjatë, komunikimi jo i duhur, tarifimi etj., faktorë, që siç e dimë të gjithë ndikojnë në këtë sistemin tonë shëndetësor i cili lë për të dëshiruar, por le të jemi pozitivë…
Në Tiranë, patjetër që ekzistojnë edhe mjekë të mirëfilltë, po po, ashtu siç do të donim ne të ishin… Ashtu si në Grey’s Anatomy, të gjendur e mbi të gjitha aty për NE.
Klinika Dua Healthcare, Dedikuar TY, ofron specialitetet në obstetrikë-gjinekologji, stomatologji, imazheri & fizioterapi.
DUA, është koncepti dhe filozofia e një skuadre e cila ndodhet aty, për të dashur më të mirën e shëndetit tonë fillimisht, pastaj për të na konsultuar e trajtuar nga ana mjekësore & njëkohësisht pas emrit domethënës, qëndron motoja dhe shërbimi dedikuar i stafit të saj.
Vizitoni për më shumë info website-n e klinikës: www.duahealthcare.al