Search
Close this search box.

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta: Jam krenar për LSI-në, po s’keni parë gjë akoma…

Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat pas një heshtjeje të gjatë që pas zgjedhjeve të 25 prillit. Meta ka risjellë në vëmendje edhe periudhën në krye të LSI-së ndërsa ka lënë të kuptohet për një rikthim të mundshëm teksa ka theksuar se ai i përket popullit të 2 marsit.

 “Jam shumë krenar që kam krijuar LSI-në, por nuk keni parë gjë akoma. Tani është çështje e tyre. Do të ishte një mrekulli që Rama dhe Basha të kenë arritur që ta çojnë për skrap LSI-në. Nuk ka qenë e lehtë që të ndahesh nga një parti si PS, në një situatë të polarizuar. LSI ka lënë misionin e saj duke lënë mandatet dhe la misionin e saj kryesor që ishte integrimi. Këta pastaj dolën në bulevard. I vetmi bulevard në demokraci janë institucionet. Kam keqardhje që nuk i kam marrë të gjithë deputetët e opozitës për djegien e mandateve. Sigurisht që ndryshimi që unë shpresoja dhe që ishte i nevojshëm nuk ndodhi, por parlamenti është diçka më ndryshe nga ai që ishte dy vitet e fundit. Shpresoj që opozita t’i kthehet misionit të saj për kontrollin e qeverisë dhe jo të kontrollohet nga ajo. Unë i përkas përjetësisht popullit të 2 marsit dhe jam në shërbim të kushtetutës dhe sovranitetit të vendit.

Vinkmag ad

Read Previous

Vrau dhe groposi fqinjin 8-vjeçar, policia nxjerr foton e 38-vjeçarit që kreu krimin monstruoz në Fier

Read Next

VIDEO/Fiks Fare nxjerr skandalin me Foltoren e Sali Berishës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular