Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur ditën e sotme në zyrat e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Deri më tani nuk bëhen të ditura aryset e thirrjes së Denajt në SPAK, por kujtojmë se Denaj ka mbajtur pozicionin e ministres së Financave, të njëjtin post që ka mbajtur Arben Ahmetaj i cili tashmë ndodhet në kërkim ndëkombëtar për aferën e incineratorëve.
Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie e ardhur si rezultat i aferës korruptive të incineratorëve.
