Disa vende në kufi me Bjellorusinë kanë shprehur shqetësimin se kriza aktuale së shpejti mund të shndërrohet në një konfrontim ushtarak të plotë.
Vendet anëtare të BE-së, Lituania, Estonia dhe Letonia paralajmëruan në një deklaratë të enjten se Bjellorusia kishte përshkallëzuar qëllimisht “sulmin e saj hibrid”, për të cilin ata thanë se përbënte kërcënim serioz për sigurinë evropiane, duke iu referuar akuzave se Minsk po përdor emigrantët dhe refugjatët si armë.
“Kjo rrit mundësinë e provokimeve dhe incidenteve serioze që mund të përhapen edhe në fushën ushtarake,” thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministrat e mbrojtjes të tre vendeve.