Dash Aliko nxjerr prapaskenat: Si i shkelmuan zyrat e PD në Gjirokastër

Jepi Share

Dyert e selisë së PD në Gjirokastër u shkelmuan ditën e djeshme. I deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore, takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.

Mbështetësi i Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës, Dashnor Aliko, hodhi dritë mbi atë që ndodhi dje.

Sipas deklaratës së bërë publike nga Aliko, kryetari i PD në Gjirokastër, Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

“Kishin shkatërruar gjithçka, dhe derën e zyrës dhe derës qendrore. Kishin hedhur kompjutera në tokë. Mbështetës të Bashës kanë shkelmuar dyert e degëve. Kjo është dobësi e tyre. Unë nuk po gënjej se kanë ardhur dhe mediat kanë parë se çfarë u bë. Demokratët duan zgjedhje të vërteta. Ata e kanë humbur shpresën te lidershipi i PD-së dhe duan shpresë. Dëm i madh që po i bëhet demokratëve. Parimi një anëtar 1 votë ndan shapin nga sheqeri, parimi më bashkues i PD. Ne të gjithë e kemi patur ëndërr këtë formulë,” tha Aliko

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Bllokohet qarkullimi në unazë / Forca të shumta policie, ja çfarë po ndodh në Tiranë

Read Next

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Durrës 59-vjeçari, policia jep detaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular