Search
Close this search box.

Dashuria nuk njeh luftë/Ja si shqiptarja nga Shkodra u martua me serbin Dragan Jakovljeviç

Media serbe “Blic” i ka kushtuar një artikull historisë së dashurisë mes një serbi dhe një gruaje shqiptare nga Shkodra. 

Shkrimi është fokusuar në ndryshimet e kulturave mes dy vendeve dhe përshtatjen të krijuar familje.

Viktorja nga Shkodra rrëfen vështirësitë me të cilat është hasur në momentin që ka mbërritur në Serbi, ndërsa shton se tanimë çdo gjë e ka të thjeshtë dhe është integruar totalisht.

Shkrimi: Të inkurajuar nga rregulla të pazakonta shoqërore, të cilat thonë se është një turp i madh për një grua të mbetet e pamartuar, një numër i madh i grave shqiptare vitet e fundit kanë vendosur të kërkojnë lumturi jashtë kufijve të vendit të tyre dhe të martohen me milje larg shtëpisë, shpesh të martuar me serbë. 13 vjet më parë, Viktorja Vida Jakovljević vendosi të linte Shkodrën dhe të shpërngulej në fshatin Srednja Reka në Golija për t’u martuar me Dragan.

“Kur erdha këtu për tre muaj, qaja çdo ditë. Isha në shtëpinë e dikujt tjetër, nuk dija gjuhë dhe asgjë,”-tha ajo. Ndërsa bashkëshorti shtoi: Ishte mjaft e vështirë për mua, por u përpoqa të isha aq i fortë për t’i rritur besimin. 

Por gjithçka nisi të ndryshonte kur Vida mësoi gjuhën, kështu që gjithçka u bë edhe më e lehtë për të duke e ndihmuar që të përshtatet në mjedisin e ri.

Më pëlqen Serbia tani, jam mësuar të qesh dhe të shaj. Të gjitha këto i di shumë mirë! Di të lutem.

Mësova të gatuaj pjata tradicionale serbe. Byrekë, bakllava arre apo molle. I di të gjitha këto.

Më pëlqejnë më shumë kërpudhat dhe nuk trembem nëse vjen ndonjë ari që të më hajë. Arinjtë hanë njerëz të dobët, nuk më duan mua,”-shtoi ajo.

Por Dragan nuk është i vetmi nga ky fshat që u martua me një grua shqiptare.

“Kam një kushëri, i cili u martua po ashtu me një shqiptare dhe ka tre fëmijë. Unë do t’i këshilloja që të martoheshin me shqiptare,“-shtoi ai.

Vinkmag ad

Read Previous

Katër ish-të burgosurit politikë: Fotografitë e Enver Hoxhës për ne janë persekutim i dytë!

Read Next

Si u rilicensua “Regency Casino” me një prej pronarëve, mashtruesin e skemës “Gulf”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular