Debati i ashpër në Kuvend brenda PD-së/ Deputeti demokrat hedh akuza ndaj Alibeajt: Më keni hequr emrin nga…

Jepi Share

Deputeti Tritan Shehu ka hedhur akuza ndaj kryetarit të komanduar të PD-së duke thënë se i ka hequr emrin nga lista e grupit parlamentar.
Të njëjtën gjë pretendon i grupit të Rithemelimit të PD-së, Edmond Spaho. Menjëherë pas këtyre akuzave, Enkeled Alibeaj i ka kërkuar kryetares së Kuvendit që të mos japë fjalën për deklarata qe nuk kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve.
“Nuk duhet të provokoni, doni të përfitoni veto politike por kjo nuk i bën nderin askujt. Familja jonë, grupi parlamentar i PD ka rregullat e tij. Miqtë e mi, kolegë të nderuar, çështje të brendshme i nxjerrim në mbledhjet e grupit parlamentar, ku shpalosen të gjitha kërkesat që u interesojnë dhe qytetarëve. Në një familje serioze, në respekt të njeri –tjetrit, në emër të njerzillëkut dhe respektit, duhet të jemi protektorë të interesit të qytetarëve shqiptarë.
Mos jepni hapësirë për skenare ju lutem zonjë, dhe s’keni të drejtë që të gajaseni me situata të tilla”-u përgjigj Alibeaj.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

A rrezikohet Shqipëria nga zgjerimi rus? Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit trondit me paralajmërimin: Jemi të kërcënuar nëse Putini do të…

Read Next

A do të ndodhë bashkimi i demokratëve? Në godinën e Partisë Demokratike fillon heqja e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular