Ish-zyrtari i Partisë Demokratike në degën e Bulqizës ka bërë një deklaratë të fortë mes Foltores së ish-kryeministrit Berisha me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vehbi Musta i cili ka qenë edhe kryetar në këshillin drejtues të Partisë Demokratike të degës Bulqizë dhe është larguar nga Shqipëria në vitin 1999 drejt SHBA-ve, i ka kërkuar Berishës që të ndryshojë nga ai që ka qenë përgjatë periudhës kur ka drejtuar vendin. Ndërsa i kërkoi ish-kryeministrit që të bëjë ato që thotë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: