Gjatë bashkëbisedimit me demokratët e Kamzës, Berisha ka marrë edhe kritika prej këtyre të fundit.
Një demokrat i ka vënë në dukje Berishës se ai është i vonuar për të mbajtur foltore me demokratët pasi një gjë të tillë duhet të kishte bërë me kohë që në periudhën pas ‘Çadrës’ së Lulzim Bashës, i cili sipas demokratit dështoi që të mbante fjalën dhe të sillte PD-në në pushtet.
Ndërkaq, nga ana e tij, Berisha tha se është e vërtetë që është i vonuar por ky ka qenë një vendim që e kishte marrë për të qenë jashtë politikës, ndërsa u rikthye tani në fund për të vendosur në vend dinjitetin e Partisë Demokratike.