Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.
Përpara togave të zeza të kryeqytetit, Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje me armët e gjetura dy ditë me parë në një banesë në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet, avokatit të tij mbrojtës, Kalo është shprehur se ai bënte piktura morale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber.
Ndërkohë, prokuroria në kërkesën e saj për masën e sigurisë thotë se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët, pasi ishte sinjalizuar se një nga ambientet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve.
Pas dëgjimit të palëve, gjykata është tërhequr, për të vendosur nëse do pranoje apo jo kërkesën e gjykatës, e cila ka kërkuar arrest me burg për dy të arrestuarit.