‘Djathtas 1912’ kërkon rishikimin e Kongresit të Lushnjës dhe 8 dhjetorit 1990

Djathtas 1912, në vijim të angazhimit të marrë përmes Kartës së Parimeve lidhur me Rishikimin e Historisë, si një shans për të rigjetur kohezionin e munguar politik dhe social të shoqerisë shqiptare, propozon rishikimin e qëndrimit të Kuvendit të Shqipërisë në Legjslaturën e ardhshme për dy ngjarje të rëndësishme për vendin: Kongresin e Lushnjes të mbajtur në data 21-31 janar 1920 dhe nisjen e protestave studentore më 8 Dhjetor 1990.

Kongresi I Lushnjes si akti i dytë madhor i shtet-formimit, pas Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, përfaqëson vendosjen përfundimtare të sovranitetit dhe kushtetueshmërisë pavarësisë së plotë nga autoritetet shqiptare mbi territorin e vëndit. Gjithashtu konsiderojmë se sic shkruan Mit’hat Frashëri “Kongresi Lushnjes dhe përpjekjet e gjakta të Vlorës, kurorëzuan veprën patriotike dhe proklamuan botënisht me bujë vullnetin e kombit’. Ndaj Djathtas 1912 ne legjislaturën e ardhshme parlamentare do të kërkojë përcaktimin në Ligjin ‘Për Festat Zyrtare e Ditët Përkujtimore” të datës 21 janar, si ditë Feste Zyrtare.

Po ashtu, ndërsa prej vitesh festojmë 8 Dhjetorin si festë zyrtare nën emërtimin “Dita e Rinisë”, konsiderojmë se është I nevojshëm nderimi I kësaj date në lartësinë që i takon. Rinia studentore që shënjoi rrëzimin e diktaturës më të egër komuniste nuk synonte ndryshim për rininë por ndryshimin e madh të Shqipërisë. Revolucionin paqësor të kalimit nga ferri totalitarist në një vend demokratik të lirive politike, ekonomike dhe civile. Ndaj 8 dhjetori si ditë e ndarjes së dy epokave, meriton të quhet “Dita e Lirisë” për ta cuar këtë datë në lartësinë e saj. Lartësinë e misionit fisnik të një Shqiperie të lirë dhe demokratike. Djathtas 1912 do ti propozojë përmes deputetëve të saj Kuvendit të Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ndryshimin e emërtimit të “Ditës së Rinisë” në “Ditën e Lirisë”

Nga dita e sotme Djathtas 1912 do të prezantojë përmes konferencave për shtyp dhe takimeve me qytetarët, ofertën elektorale dhe axhendën politike të legjislaturës së ardhshme për të cilat do marrim mbështetjen e qytetarëve me votë në zgjedhjet e 11 Majit. Programi ynë elektoral I mbështetur tek liritë politike, ekonomike dhe civile të individit, sovraniteti popullor I përfaqësuar në qeverisjen qëndrore dhe lokale, zgjidhja e cështje së pronës private, forcimin e familjes, forcimin e qeverisjes vendore, rishikimin e historisë dhe forcimin e sigurisë kombëtare, do të prezantohet në mënyrë të përditësuar për opinionin public dhe mediat.

Vinkmag ad

Read Previous

Vrasja e Martin Canit-Grupimi i Alibeajt, kërkesë për Komision të Posaçëm për reformën “Pakti për fëmijët”

Read Next

Ballkani midis tensioneve dhe aspiratave – politika amerikane dhe perspektiva e dialogut Kosovë-Serbi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular