Donald Trump i heq nongratën? Reagon Berisha-Gazetari: Ja si mund merret vendimi i madh, por…

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar fitoren e republikanit Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale përballë Kamala Harris. I pyetur nëse me fitoren e Trump do hiqet nga SHBA “non grata “e vendosur ndaj tij” ai tha se me fitoren e Trump ne do të shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë si ajo e Dumanëve dhe e Ramës. “Shpresa është tjetërkund. Do shikojmë një Amerikë të vlerave dhe jo një Amerikë të Dumanëve, të Edi Ramës që mbështet narko shtetin. Një nga aktet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve është korruptimi i McGonigal nga Edi Rama. një ditë para gjyqit në Shqipëri vinte sekretari i Shtetit dhe u thoshte shqiptarëve se Edi Rama është i shkëlqyer ndërkohë që të nesërmen kishte gjyqin në Washington. Pati një devijim madhor nga vlerat universale që popujt dhe njerëzit e lirë ndajnë me njëri tjetrin”,-tha Berisha. I pyetur nga analisti Arion Sulo në Euronews nëse pret që të hiqet masa “non grata” ndaj tij, ish-kryeministri Berisha tha: “Unë do e prisja nga cilido që do zgjidhej, pasi ky ishte një grusht shteti. Në doktrinën politike ajo që u bë ndaj opozitës shqiptare ishte grusht shteti brenda shtetit në një vend partner”.

Vinkmag ad

Read Previous

Rama i “fali” Sazanin, dhëndrit të Trumpit-Analisti Ramabaja: SHBA do lëvizë në biznes dhe jo në…

Read Next

Rruga e re ushtarake evropiane: “emancipim” strategjik nga SHBA-të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular