Drithëruese! Shiste qumështin e gjirit për ta ushqyer, këngëtari i njohur përballet me nënën biologjike dhe dëgjon rrëfimin e dhimbshëm/ Tronditet Ardit Gjebrea

Jepi Share

Pas zbulimit se ishte shtatzënë, Hekria mohohet nga i ati i saj, por megjithatë ia doli të sillte në jetë Rudinin, edhe pse në moshë fare të re. Deri në këtë moment të rrëfimit të saj, Rudini është fëmija i humbur që ajo ka vite që e kërkon, por nënë e bir nuk janë larg, ai ndodhet vetëm në anën tjetër të ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty”. Rudini i Hekries, sot mban emrin Altin dhe është adoptuar nga një familje tjetër, por ka ardhur në “E diela shqiptare” në Tv Klan për të takuar nënën biologjike. Ai e dëgjon zërin e saj, por Hekria nuk është ende në dijeni që njeriu për të cilin i është djegur zemra prej vitesh, është gjendur.

Më herët, ai tregoi se dinte disa gjëra për prejardhjen e tij, emrin  e lindjes, certifikatën, datëlindjen (17 Dhjetor 1974), por në mnëyrë të vagullt, edhe emrin e nënës biologjike. Rrethanat e ardhjes në jetë të Altinit,  Hekria i ka sqaruar dhe në këtë pikë të rrëfimit, ajo shpjegon edhe vuajtjet me të cilat është përballur për ta rritur e vetme djalin e saj.

Hekrie: Kur erdhi djali im në jetë, doktori nuk ishte.

Ardit Gjebrea: Çfarë date ka qenë?

Hekrie: Ka qenë data 14 dhjetor 1974.

Ardit Gjebrea: Nuk ka qenë data 17?

Hekrie: Jo, ka qenë 14 dhjetor 1974.

Ardit Gjebrea: Po pse është regjistruar?

Hekrie: E linda djalin, doktori nuk ishte, pas një jave erdhi e më dha dorën “Hekrie të të rrojë vajza”, i thashë “kam bërë djalë”, tha “mos, m’i prishe regjistrat e gjendjes civile”, i thashë “po pse?”, tha “e  kam shkruar emrin Rudina, jo Rudin, do shkoj t’i prish”. I thashë “doktor, meqë ti ia ke vënë emrin Rudina, mua më pëlqen, shko prishja a-në, lëre Rudin siç është  emri”. Pas një jave, një jave e gjysmë mbeti emri i djalit Rudin. Pas një jave me një furgon të prishur ec e ndalo shkuam në Poshnje, djali ishte i vogël 3-javësh.

Ardit Gjebrea: Si ishte Rudini, llupës, pinte qumësht, e ushqeje,çfarë?

Hekrie: I jepja të pinte fëmijës tim, pjesën tjetër e ruaja për fëmijët e tjerë që të siguroja të ardhura për djalin, për veshje dhe për vete dhe për ushqim.

Ardit Gjebrea: Se familja nuk të ndihmonte?

Hekrie: Jo, i jepja djalit tim, e peshoja sa ishte, sa do pinte dhe pjesën tjetër ia jepja 4-5 fëmijëve të tjerë.

Ardit Gjebrea: Dhe kush të paguante për këtë?

Hekrie: Shtëpia e fëmijës.

Ardit Gjebrea: Për sa kohë zgjati kjo histori?

Hekrie: 2 vjet.

Ndërkohë, Hekria pati mundësinë të jetonte në Tiranë dhe të punonte. Rudinin, u detyrua ta inte në Shtëpinë  e Fëmijës në Durrës dhe shkonte ta takonte çdo dy javë, pa lënë asnjë autorizim për birësim, me idenë që një ditë, do të bashkoheshin dhe jetonin të dy.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Aksidenti i pazakontë në Tiranë, Prokuroria nis hetimet, ja çfarë dyshohet

Read Next

23 vjeçari shqiptar braktis furgonin me drogë dhe bën veprimin e papritur mes urës së Anglisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular