Aksidenti i pazakontë në Tiranë, Prokuroria nis hetimet, ja çfarë dyshohet

Prokuroria është duke hetuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të pazakontë në Tiranë, ku një autobus i linjës së “Unazës” u përplas me një veturë duke përfunduar në lumin Lanë.

Çështja është regjistruar si kundërvajtje penale, për shkak se nga aksidenti nuk pati viktima, por vetëm të lënduar. Të dy shoferat, ai i autobusit dhe i veturës do të hetohen në gjendje të lirë. Ekpserti autoteknik pritet të paraqesë gjetjet e tij, por fakti që autobusi është hybrid, e komplikon ekspertizën.

Të dy shoferët pretendojnë se kishin ndaluar në momentin e aksidentit, ndërsa drejtuesi i autobusit insiston se mjeti mori superxhiro duke dalë jashtë konrtollit të tij.

Pesë persona u plagosën lehtë nga aksidenti, ndërsa autobusi vijon të mbetet në vendin e ngjarjes, pranë Kinema Agimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.